Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Liverpooli i trembet largimit të Jurgen Klopp

Liverpooli i trembet largimit të Jurgen Klopp

15:33, 02/04/2020

Liverpooli është në ankth për të ardhmen e trajnerit Jurgen Klopp. 

Edhe pse vetëm pak muaj më parë tekniku gjerman rinovoi kontratën me The Reds deri në vitin 2024, klubi anglez i trembet një largimi të mundshëm të njeriut që i dha Champions Leaguen vitin e kaluar Liverpoolit dhe po i rikthen të kuqtë te fitimi i titullit kampion pas plot 30 vitesh mungesë. 

Për Klopp po shfaq interes Kombëtarja gjermane e futbollit dhe dëshira e trajnerit për t’u kthyer në vendlindje mund të bëjë që ai të pranojë ofertën e "Die Manschaft".

Aktualisht Gjermania drejtohet nga Joachim Low, i cili ka kontratë deri në përfundim të Botërorit "Katar 2022" dhe me shumë gjasa “Jogi” do t’i japë lamtumirën pancerave pasi të ketë zhvilluar edhe dy kompeticione të tjera madhore siç janë Euro 2020 që do të mbahet në verën e vitit 2021 dhe Katar 2022.

Klopp nga ana e tij nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën se një ditë do t’i pëlqente të drejtonte Kombëtaren gjermane dhe oferta e federatës së futbollit mund ta bindë. 

Nga ana tjetër gjermani është shumë pranë fitimit të titullit kampion me Liverpoolin duke thyer një mallkim që zgjat prej 3 dekadash për The Reds dhe duke patur parasysh që ka fituar edhe Championsin me të kuqtë ndoshta nuk ka më stimuj për të qëndruar deri në 2024-ën në "Anfield Road" dhe pas 2 vitesh mund ta prishë kontratën me Liverpoolin për të marrë drejtimin e Gjermanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco