Situata e krijuar, Teves shtyn festimin e ditëlindjes së vajzës

Situata e krijuar, Teves shtyn festimin e ditëlindjes së vajzës

14:52, 02/04/2020

Emergjenca e Koronavirusit ka mbërritur edhe në Argjentinë, ku mes personave që po qëndron i izoluar në shtëpi është edhe ish-sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez. 

Futbollisti në fillim të marsit festoi titullin kampion me Boca Juniors dhe tashmë ka kaluar nga gëzimi për arritjen e këtij suksesi, tek trishtimi i këtyre ditëve.

Në një intervistë të dhënë për mediat argjentinase, Tevez u shpreh se kishte planifikuar të festonte 15-vjetorin e vajzës, por diçka të tillë e ka shtyrë për më vonë, teksa u ka bërë thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi.

“Kishim planifikuar festën e 15-vjetorit të vajzës time, por me situatën e krijuar, e kemi shtyrë për në një tjetër moment. Situata është e vështirë, ndaj duhet të bëjmë kujdes e të qëndrojmë brenda, për të mbrojtur shëndetin tonë dhe të të tjerëve”, deklaroi Tevez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco