Serie A/ Ja kush janë opsionet që të luhen ndeshjet e mbetura

Serie A/ Ja kush janë opsionet që të luhen ndeshjet e mbetura

15:53, 01/04/2020

Nëse pozicioni i klubeve të Serie A për të rifilluar ose jo kampionatin po kristalizohet nga dita në ditë, drejtuesit më të lartë të ligës italiane të futbollin po shqyrtojnë të gjitha mënyrat dhe hipotezat e mundshme që ky kampionat të përfundojë.

Kjo bëhet në mënyrë që dëmet e klubeve të Serie A mos të jenë akoma më të mëdha, por edhe që të dorëzohet titulli kampion. 

Gjithashtu që sezonin e ardhshëm në Serie A të mos marrin pjesë 22 skuadra, pasi në rast se Serie A nuk do të rifillojë, liga do të jetë e detyruar ta bëjë diçka të tillë pasi nuk do të bierë nga kategoria asnjë prej 20 skuadrave pjesëmarrëse dhe do të ngjiten Benvento e Crotone dy skuadrat që kryesojnë Serinë B aktualisht.

Sipas "Corriere Dello Sport" dy janë hipotezat më të mundshme.

Opsioni i parë është që të luhet me dyer të mbyllura, sepse edhe nëse qetësohet situata nga Koronavirusi vështirë se qeveria do të lejojë të luhet me dyer të hapura përpara fillimit të sezonit të ri. 

Opsioni tjetër është që të luhet me dyer të hapura për tifozët, por në fusha neutrale, pra në qytetet më të sigurta të Italisë, ato më pak të prekura nga COVID-19. 

Edhe pse opsioni i parë është më i mundshmi edhe ky opsion i dytë do të merret në konsideratë nga liga italiane e futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco