'Partizani ka shpresa për titullin', Jasir Asani: Do të luaj me Shqipërinë, nëse më vjen ftesa

'Partizani ka shpresa për titullin', Jasir Asani: Do të luaj me Shqipërinë, nëse më vjen ftesa

16:43, 30/03/2020

Jasir Asani ka folur për situatën kritike që po kalon e gjithë bota si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Në një intervistë për “Fan Zone” ditën e sotme, Asani është shprehur se do të pranonte të luante për përfaqësuesen e Shqipërisë, nëse i vjen një ftesë.

“Është një situatë e vështirë për të gjithë. Vazhdoj të stërvitem në mënyrë që të jem në një formë të mirë. E dija që futbolli në Suedi është i fortë, këtë ma kishin thënë të gjithë. Megjithatë e nisa mirë dhe tani po përshtatem shume mire.

Gjendja e Partizanit? Kanë ikur shumë lojtarë që shin titullarë me Gegën. Lojtarët e rinj që erdhën nuk e kishin të lehtë, pasi e kishin të vështirë të përshtateshin. Partizani ka ende mundësi për titullin.

Kombëtarja? Do shikoj cila do jetë oferta e parë Maqedonia ose Shqipëria. Do ta pranoja direkt Shqipërinë, duke qenë se aty kam luajtur për 3 vite.”, u shpreh Asani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco