Ish-portieri i famshëm i Turqisë dërgohet me urgjencë në spital, diagonostikohet me Covid-19

Ish-portieri i famshëm i Turqisë dërgohet me urgjencë në spital, diagonostikohet me Covid-19

08:29, 29/03/2020

Ish-portieri i famshëm i Turqisë që zhvilloi në 2002 një Botëror të shkëlqyer 2002 Rü?tü Reçber është dërguar me urgjencë në spital pasi është diagnostikuar me koronavirus.

46-vjeçari ka shfaqur simptoma të menjëhershme të këtij virusi vdekjeprurës dhe shtruar menjëherë në njërin prej spitaleve të Stambollit. Bashkëshortja e tij tregon se është shokuar kur ka parë Rustun me simptoma agresive të virusit COVID-19.

Image

“Do të doja të jepja lajme më të mirë, por e vërteta është se bashkëshorti im është shtruar në spital pasi është infektuar me koronavirus. Gjithçka dukej normale kur ai papritur shfaqi menjëherë simptomat e koronavirusit. Jemi të shokuar”, rrëfen bashkëshortja e ish-portierit legjendar turk.

Rustu është futbollisti turk me më shumë paraqitje në historinë e kombëtares së Turqisë me 120 ndeshje. Ai ka fituar shumë trofe me Fenerbahçen dhe Beshiktashin, ndërsa kulmi i karrierës së tij ishte vendi i tretë në Kupën e Botës së 2002 duke u renditur si portieri i dytë më i mirë në turne pas Oliver Kahnit.

Image

Recber ka qenë pjesë e Barcelonës për 3 vite. Këta të funtdit me anë të një postimi në twitter i uruan gardianit të njohur shërim të shpejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco