Ideja e Juventusit për të rekrutuar Paul Pogba

Ideja e Juventusit për të rekrutuar Paul Pogba

09:38, 28/03/2020

Prej disa ditësh, mediat Italian kanë dhënë lajmin se Juventus do të përpiqet gjatë kësaj merkato verore për të rikthyer në skuadër, Paul Pogban.

I lidhur me një transferim te Zonja e Vjetër verën e kaluar, mesfushori i Manchester United dëshiron më shumë se kurrë të largohet nga veri-perëndimi i Anglisë.

Sipas asaj që raporton “TuttoSport”, “Djajtë e kuq” kërkojnë 110 milionë €  për kampionin e botës me francën në vitin 2018, mirëpo bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të paguajnë një shumë të tillë. 

Përveç kontekstit shumë të komplikuar financiar të lidhur me krizën e koronavirusit, media italiane na thotë se ideja e Juve është që të ofrojë 60 milionë euro dhe njërin mes Paulo Dybalas-Miralem Pjanic

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco