Trajneri i Kukësit, Orges Shehi: Të gjithë të bashkuar kundër armikut të përbashkët

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi: Të gjithë të bashkuar kundër armikut të përbashkët

10:25, 25/03/2020

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi, jep një mesazh mjaft domethënës në këto momente të vështira që po kalon vendi dhe e gjithë bota për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Në një prononcim për “Supersport”, Orges Shehi lë mënjanë garën për titullin dhe i fton të gjithë të jenë të bashkuar kundër një armiku të përbashkët.

Pas tërmetit erdhi Koronavirusi…

Kanë qenë situata të vështirë, me tërmetin i shihnim dëmet, këtë armik nuk e dallon dot. Është situatë e vështirë, edhe pse nuk mund t’i karahasojmë të dyja.

Si po e duroni Karantinën?

Pas lajmit që çdo familje duhet të qëndrojë mbyllur, ka qenë ditë e enjte, ishim në Elbasan me skuadrën, mund të kem dalë nga shtëpia vetëm dy herë. Nuk kemi frikë për vete, por për fëmijët dhe prindërit tanë, duhet ta shkëputim zinxhirin e infektimit.

Të vjen keq që sa nise një rrugëtim të ri si trajner, u ndërpre në mes?

Nuk e shoh në aspektin personal. U ndërpre rutina e gjthsecilit. Ne me futbollin jetojmë, por në këtë situatë nuk duhet të shohim pse u ndërpre, por ta kalojmë sa më parë, sepse ditë më të mira do të na presin.

A keni gjetur ndonjë mënyrë “online” për t’u përgatitur në kushtet e shtëpisë? Si e keni parashikuar?

Që pas ndëprerjes, jemi munduar të bëjmë një program, por pa rrezikuar personat që kemi pranë. Kurrsesi nuk i detyroj të kenë primare stërvitjen para ruajtjes së shëndetit të tyre dhe të lojtarëve. Gjthçka bëjnë në shtëpi na i dërgojnë në telefon. Aq sa mundësi që kanë, i bëjnë stërvitjet dhe ne i kontrollojmë “online”. Është situatë e pajetuar më parë, po mundohemni t’i mbajmë lojtarët aktivë. Koronavirusi po ndikon te të gjithë shqiptarët, tek ekonomia.

Po mendon për garën për titull?

Në këtë moment, nuk shoh konkurrentë, por të gjithë të bashkuar për të kaluar këtë situatë. Uroj ta kalojmë dhe t’i kthehemi normalitetit. Jeni për t’u përgëzuar për punë që po bëni ju, gazetarët, sepse ne jemi në shtëpi dhe i kemi sytë nga televizori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco