Shënoi supergol në Serie B, por Memushaj pezullohet dhe gjobitet

Shënoi supergol në Serie B, por Memushaj pezullohet dhe gjobitet

14:42, 02/03/2020

Ledian Memushaj ishte protagonist i Pescarës në mbrëmjen e djeshme teksa në minutën e 80 të sfidës ndaj Ascolit, shënoi një gol mjaft të bukur për t’i dhuruar fitoren të tijve me rezultatin 2-1.

Tashmë, Serie B ka hyrë në një fazë mjaft vendimtare për fatet e sezonit dhe mesfushori i Kombëtares është një nga lojtarët më të vlefshëm në skuadër.

Por, vlonjati do t’i mungojë javën e ardhshme Pescarës për shkak se është ndëshkuar me karton të verdhë në sfidën e fundit.

Memushaj nuk i shpëtoi ndëshkimit pas një simulimi në zonën kundërshtare në përpjekje për të fituar penallti.

Si të mos mjaftonte kjo, në vendimet e saj Gjykata Sportive në Itali ka vendosur ta ndëshkojë Memushajn edhe me një gjobë prej 1500 eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco