‘Ndeshja u manipulua’, shpërthen Sormani: Nuk kishte futboll, arbitri...

‘Ndeshja u manipulua’, shpërthen Sormani: Nuk kishte futboll, arbitri...

22:12, 28/02/2020

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 5-1 ndaj Tiranës në derbin e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas goli”, italiani u shpreh:

I nervozuar me vendimin e gjyqtarëve?

Është mëkat për ndeshjen se mbyllej pas 18 minutash. E kishim filluar mirë, po merrnim kontrollin e ndeshjes, krijuam 4-5 raste për gol dhe në 2 minuta neto ndryshoi ekuilibri i ndeshjes. Si gjithmonë i bëj komplemente kundërshtarëve, ajo që më bën përshtypje është administrimi i ndeshjes. Pas 57 sekondash gjuajmë në portë, mendoj se e keni parë të gjithë një goditje këndi që nuk jepet penallti me një dorë të hapur. Jepet goditje këndi që ne shënojmë gol.

Nuk është se goli kompenson atë që ndodhi më parë, se ajo është penallti. Penalltia është faull neto, por nëse jep penallti nuk jep të kuq, nëse ka ndryshuar rregullorja këtu unë nuk e kuptoj, në ato momente ndeshja është e falsuar. Nuk është penallti e Vangjelit? Më vjen keq për ata në studio, sipas meje ndeshja, për të cilën përsëri i bëj komplimente Tiranës, për 18 minuta ishte ndeshje, pastaj u bë që të mos kishte më ndeshje.

Je i kënaqur me zëvendësimin e Brojës me Malën?

Nuk mendoj që skuadra u zgjat shumë. Na duhet të rrezikonim, të bënim diçka më tepër. Kërkoja një lojtar me më shumë eksperiencë, edhe pse nuk kishte gjendje fizike të mirë. Dëshira e madhe, bëri që skuadra të rrezikonte diçka më tepër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco