Messi në stadiumin ‘San Paolo’: Për herë të parë në ‘tempullin’ e Maradonës, Napoli përgatit surprizën

Messi në stadiumin ‘San Paolo’: Për herë të parë në ‘tempullin’ e Maradonës, Napoli përgatit surprizën

13:31, 25/02/2020

Barcelona do të luaj mbrëmjen e sotme ndaj Napolit, sfidë e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Ligën e Kampioneve.

Padyshim që interesantja në këtë sfidë është se Lionel Messi do të zbresë për herë të parë në “San Paolo”. Stadium tek i cili për shumë vite me radhë  ka luajtur legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona.

Për tifozët e Napolit, Maradona është “Zoti”, por tjetri është “Mesia”, i përzgjedhuri i futbollit.

Image

Maradona dhe Messi, klas dhe magji me topin në këmbë. Nuk mund të ndodhte ndryshe, që përpara ndeshjes emrat e dy sulmuesve argjentinas të mos i bashkoheshin kësaj sfide.

Megjithatë napoletanët nuk e shohin si kundërshtarë, Messin pasi ata  janë të dashuruar me numrat 10 të Argjentinës. Kjo u pa dhe ditën e djeshme kur futbollisti I Barcelonës mbërriti në Napoli.

Pritja ishte e jashtëzakonshme sa që dukej se aty rrotull ndodheshin tifozë të ekipit të Barcelonës.

Gjithashtu dhe në konferencën për shtyp, trajneri i të kaltërve, Genaro Gatusso i thuri elozhe Leo-s.

Image

“Unë Maradonën e kam parë vetëm me video, ndërsa Messi bën gjëra që mund të bëhen vetëm në play-station”, ka thënë trajneri i Napolit, i cili beson se skuadra e tij mund të bëjë surprizën në këtë sfidë.

“Na duhet një ndeshje perfekte. Barcelona ka ndryshuar që pas uljes në pankinë të Setien. Duhet të bëjmë lojën tonë, atë për të cilën jemi përgatitur”, ka thënë Gattuso, që ka vetëm një dyshim në mesin e fushës, me Allan që ende nuk është në formën e tij më të mirë.

Ndërkohë, në fushë nga minuta e parë të gjithë lojtarët me eksperiencë, ku treshja Mertens, Insigne dhe Callejon do të kenë detyrën e vështirë të udhëheqin Napolin drejt suksesit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco