Icardi kthehet problem edhe te PSG-ja

Icardi kthehet problem edhe te PSG-ja

22:56, 23/02/2020

Mauro Icardi nuk zë mend dhe kthehet në një problem edhe te PSG-ja.

Një vit pas ngjarjeve të famshme me Interin, që e lanë pa shiritin e kapitenit dhe sollën edhe largimin e tij nga zikaltrit, sulmuesi argjentinas bëhet protagonist edhe në strehën e tij të re.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, në radhët e parisienëve ka shpërthyer një çështje e mirëfilltë në lidhje me argjentinasin dhe një përplasje të tij me trajnerin Thomas Tuchel.

Situata ka nisur nga qëndrimi në pankinë i lojtarit për ndeshjen ndaj Borusia Dortmund, fakt që nuk i ka pëlqyer shumë atij, pasi pretendonte të ishte në fushë meqë po kalonte një formë të mirë.

Situata është përshkallëzuar të nesërmen e humbjes, kur Icardi zgjodhi të festonte 27-vjetorin e tij bashkë me Cavanin e Di Marian, duke injoruar udhëzimet e klubit që kishte dashur të evitonte shfaqje të tilla pas disfatës në Ligën e Kampioneve.

Sipas mediave spanjolle, kjo sjellje mund të ndryshojë plotësisht idetë e PSG-së për të ardhmen e futbollistit, i cili dukej sikur kishte fituar kontratën e tij afatgjatë me këtë klub, që po bëhej gati të blinte kartonin e tij nga Interi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco