Conte: Jam i lumtur për golin e Eriksen, por…

Conte: Jam i lumtur për golin e Eriksen, por…

22:38, 20/02/2020

Interi ka marrë një fitore me shije kualifikimi në raundin tjetër të Europa Leagues.

Zikaltrit mposhtën në transfertë me rezulton 2-0 skuadrën e Ludogorets në fazën e 1/16-ave të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klubet në Europë

Një nga golat për ekipin e Interit u shënua nga Eriksen për të cilin ishte dhe i pari me fanellën e zikaltërve.

Përtej kësaj, Conte nuk është i kënaqur nga loja e danezit dhe thekson se ai mund të bëjë shumë më mirë. Conte lë të kuptohet se ky kompeticion do të jetë në plan të dyte, kur thotë se do të luajnë ata lojtarë, që nuk kanë pasur shumë mundësi të zbresin në fushë.

“Eriksen duhet të punojë. Unë mendoj se ai mund të bëjë shumë më mirë nga sa kemi parë sot. Jam i lumtur për të sepse goli i jep besim, por duhet të gjejë ritmin dhe intensitetin, që kishte te Totenhem. Ai ende ka gjendjen e duhur fizike, por jemi të qetë. E dimë që kemi marre një lojtar, që ngre cilesinë e skuadrës sonë.

Rruga jonë në Europa League do të jetë kjo, duke bërë rotacione për t’u dhënë hapësirë ??edhe atyre që kanë luajtur pak më pak, por meritojnë të kenë më shumë hapësirë. Do të vazhdojmë në këtë linjë. Të mos harrojmë që Europa League mund të na ??shtypë fizikisht dhe mendërisht”, përfundoi strategu zikaltër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco