UEFA motivon futbollistët, trofe special për çdo ndeshje në Champions League

UEFA motivon futbollistët, trofe special për çdo ndeshje në Champions League

12:49, 18/02/2020

Duke nisur nga sot, Liga e Kampioneve do të akordojë një tjetër trofe.

UEFA ka vendosur që të japë çmimin për lojtarët më të mirë të ndeshjes, vlerësim i cili do të bëhet nga votimet e 9 personazheve të përzgjedhur nga institucioni më i lartë europian, mes tyre Robert Martinez, Aitor Karanka, Robi Kin, Garet Sauthgejt dhe disa të tjerë.

Këta personazhe do të analizojnë rëndësinë e futbollistëve, maturinë e tyre taktike, kreativitetin dhe inspirimin gjatë ndeshjeve.

Fituesit do të marrin me vete një top simbolik të dizajnuar me yjet e Championsit.

Ky do të shërbejë si një motiv më shumë për futbollistët që luajnë në këtë fazë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco