Simone Inzaghi futet papritur në planet e Barcelonës

Simone Inzaghi futet papritur në planet e Barcelonës

15:45, 17/02/2020

Lazio po rezulton një surprizë këtë sezon në kampionatin italian, teksa pas fitores ndaj Interit është ngjitur në vendin e dytë me një pikë më pak se Juventusi kryesues dhe ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për titullin kampion.

Meritë ka padyshim Drejtori Sportiv i klubit bardhekaltër, Igli Tare, por edhe trajneri Simone Inzaghi, që erdhi përkohësisht në stol dhe prej disa sezonesh ka arritur të ndërtojë një skuadër që luan futboll argëtues dhe të shpejtë.

Pikërisht për këtë arsye tekniku ka përfunduar nën vëzhgimin e Barcelonës, që nuk ka ndërmend t’i besojë Setien edhe përtej këtij sezoni dhe që po studion alternativat për një emër të ri për pankinën.

Inzaghi i plotëson më së miri kriteret e katalanasve, pasi skuadra e tij ushtron një futboll të shpejtë e vertikal, ndërsa edhe mosha premton për të nisur një projekt afatgjatë me klubin spanjoll.

Megjithatë përveç Simone Inzaghit, klubi katalanas ndjek me vëmendje edhe emra të tjerë interesantë si trajneri i Ajaxit Eric Ten Haag, ai i Manchester City-t Pep Guardiola, dhe ish-legjenda e mesfushës, Xavi Hernandez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco