Chelsea – Arsenal, derbi anglez për futbollistin e Real Madrid

Chelsea – Arsenal, derbi anglez për futbollistin e Real Madrid

14:36, 15/02/2020

Edhe pse po aktivizohet nga trajneri Zindine Zidane në pjesën e dytë të sezonit me fanellën e Real Madrid, Isco me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit.

Fantazisti spanjoll do të jetë një prej emrave që do të largohen në verë dhe destinacioni më i mundshëm është Premier League, ku Arsenali dhe Chelsea janë gati t’u përgjigjen kërkesave ekonomike të lojtarit, por edhe të Real Madrid.

Plot 70 milionë euro është vlera e kartonit të Iscos, ndërsa zgjedhja e ekipit tëri do t’i takojë lojtarit, i cili duhet të vendosë nëse do të punojë mes Artetan apo me Frank Lampard

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco