VIDEO/ Dortmund dhuron spektakël, Haaland protagonist përsëri

VIDEO/ Dortmund dhuron spektakël, Haaland protagonist përsëri

22:53, 14/02/2020

Borussia Dortmund mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Entrachit Frankfurtin, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të në Bundesligën gjermane.

Miqtë rezistuan pak më shumë se gjysmë ore lojë, me takimin që u zhbllokua nga veterani Piszczek, me një goditja nga vija e 16 metrave.

5 minuta pas fillimit të fraksionit të dytë, Sancho, por nxori blof një kundërshtar, nuk e pati të vështirë për të shënuar të dytin.

Në minutën e 54-t i erdhi radha talentit Haaland, që e çoi rezultatin në 3-0, i asituar nga Hakimi. Për 20-vjeçarin ishte goli i 9-të në Bundesligë me Borussian, e të cilën ka luajtur vetëm 5 ndeshje.

Llogaritë me Eitrachtin e Frankfurtit i mbylli Guerreiro, menjë goditje të befasishme nga jashtë zonës.

Me fitoren e sotme Dortmund u ngjit përkohësisht në vendin e dytë me 42 pikë, një më pak se Bayerni, ndërsa Frankfurt në vendin e 9-të me 28 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco