Manchester City në telashe, shumë futbollistëve u mbaron kontrata në vitin 2022

Manchester City në telashe, shumë futbollistëve u mbaron kontrata në vitin 2022

22:33, 14/02/2020

UEFA ka përjashtuar Manchester City nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme, si dhe e ka gjobitur me 30 milionë euro, pasi u zbulua se kishte thyer rregullat e Fair Play-t Financiar.

Ky dënim i dhënë nga shtëpia më e madhe e futbollit në Europë mund të ketë pasoja shumë të rënda për klubin, i cili rrezikon të humbasë shumë prej futbollistëve që ka në radhët e tij. Janë 19 futbollistë të cilëve u mbyllet kontrata në vitin 2022 apo më parë, me klubin që kishte siguri se dëshironin të rinovonin, por tashmë nuk e ka më.

Në grupin e Guardiolës janë 9 futbollistë që mbyllin kontratat e tyre para fundit të sanksionit të UEFA-s: Klaudio Bravo (2020), Karson (2020), Stouns (2022), Otamendi (2022) Eric Garsía (2022) Fernandinjo (2021), Diskerud (2022), David Silva (2020) dhe Aguero.

Këtyre u shtohen 10 lojtarë të cilët janë huazuar nga klubi në skuadra të tjera jashtë Mançesterit: Stefen (2020), Sandler (2020), Adarabiojo (2021), Itakura (2022), Aleiks García (2020), Iliç (2022), Meshino (2022), Herrison (2022), Arzani (2021) dhe Patrick Roberts (2022).

Megjithatë, në listën e atyre që kanë kontratë edhe më vonë se 2022 janë një pjesë e madhe e yjeve, të cilët gjithsesi i afrohen atëherë fundit të marrëveshjeve të tyre: Ederson (2025), Laporte (2025), Mendi (2023), Zinçenko (2024), Uollker (2024), Kanselo (2025) Rodrigo Hernandez (2024), Gyndogan (2023), Foden (2024), De Bryjn (2023), Bernardo Silva (2025), Mahrez (2023) dhe Gabriel Zhezús (2023). Ndërsa të huazuar janë: Muriç (2024), Angelinjo (2023), Pedro Porro (2024) dhe Palaversa (2023).

Klubi rrezikon të kthehet në “supermarket” për skuadrat e tjera, për faktin e thjeshtë se pa të ardhurat e Ligës së Kampioneve, do të kishte vështirësi të përballonte financiarisht rrogat stratosferike që paguan aktualisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco