‘Kobe Bryant e vranë, gjithçka ishte e planifikuar’, vjen deklarata tronditëse nga...

‘Kobe Bryant e vranë, gjithçka ishte e planifikuar’, vjen deklarata tronditëse nga...

09:47, 29/01/2020

Shumë njerëz i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për ta komentuar vdekjen e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.

Së fundmi është repisti i njohur  i këngës “Watch Me Nae Nae”, Silento, i cili me reagimin e tij ka marrë vëmendjen duke pretenduar se vdekja e Bryant ishte vrasje e planifikuar, shkruan SYRI.net.

“Vdekja e Kobe Bryant ishte vrasje e planifikuar, ashtu siç ishte tentuar edhe për mua. Unë i ika kurthit. Mos i besoni askujt, kjo është një industri e madh e fëlliqur”, shkroi Silento në tëitter.

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, ishte në mesin e nëntë personave që mbetën të vdekur pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua të dielën, afër Los Angelesit në Kaliforni.

Disa ekspertë thonë se piloti mund të jetë hutuar shkaku i mjegullës, por Homendy ka thënë se ekipet hetues do të kërkojë gjithçka për ta gjetur shkakun: Nga historia e pilotit, kushtet atmosferike deri te motorët e helikopterit. / SYRI.net / O.M

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco