FOTO/ Presidenti Meta vlerëson Genc Tomorin për 60-vjetorin me titullin ‘Mjeshtër i Madh’

FOTO/ Presidenti Meta vlerëson Genc Tomorin për 60-vjetorin me titullin ‘Mjeshtër i Madh’

21:09, 28/01/2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, ish-futbollistin e Partizanit dhe ekipit Kombëtar, Genc Tomori.

Këtë vlerësim tepër të çmuar, ai e ka marrë pikërisht ditën e sotme, kur kishte edhe 60-vjetorin e lindjes.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Meta shpreh mirënjohje dhe nderim për pasionin dhe kontributin e spikatur të Tomorit si futbollist, trajner dhe drejtues i përkushtuar prej gati 3 dekadash me Partizanin dhe Kombëtaren.

“Kënaqësi e veçantë, jo vetëm t’i uroja sot futbollistit të shquar të Partizanit dhe Ekipit Kombëtar, Genc Tomorit, 60-vjetorin e lindjes, por edhe ta vlerësoja me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, në mirënjohje dhe nderim për pasionin dhe kontributin e spikatur si futbollist, trajner dhe drejtues i përkushtuar prej gati tre dekadash me “të kuqtë” dhe Kombëtaren kuqezi, i dalluar për aftësitë e tij edhe në arritjen e rezultateve të larta me ekipet e moshave.

I përshëndes të gjithë sportdashësit dhe dashamirësit e Genc Tomorit me këtë gol të paharruar të tij, që kalonte në avantazh Shqipërinë ndaj Gjermanisë së madhe të Rumeniges dhe Shumakerit, në ndeshjen e 20 nëntorit 1983 për Kualifikueset e Europianit, pas një aksioni fantastik në krahun e djathtë që dinte të realizonte vetëm një Shqipëri sulmuese e Shyqyri Rrelit dhe Medin Zhegës”, shkruan Presidenti Meta në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco