Ilir Daja me kritika pas fitores: Flamurtari luajti hapur, përqendrimi s’ishte i duhuri

Ilir Daja me kritika pas fitores: Flamurtari luajti hapur, përqendrimi s’ishte i duhuri

19:42, 25/01/2020

Ndoshta nuk e kishte pritur që Flamurtari, në nevojë emergjente për pikë, do të luante një futboll të hapur për të tentuar fitoren.

Ilir Daja e komplimenton kundërshtarin për atë që tregoi, duke kujtuar edhe luhatjet e skuadrës së tij, të evidentuara në pjesën e parë të sezonit.

Skënderbeu ka shënuar golin e avantazhin në limitin e kohës së rregullt. Në minutën e 89’ ishte Dejvi Bregu i cili shënon 1-0 në sfidën kundër Flamurtarit duke i dhuruar 3 pikë të arta korçareve.

“Kemi goxha oshilacione, e vumë re dhe sot. E prisja, pavarësisht se punuam për t’i ulur lojtarët me këmbë në tokë. E pasqyra e gjysmës së parë të kampionatit ka qenë e tillë, kemi vuajtur me Flamurtarin. Nuk është i njëjti përqendrim, pavarësisht se Vlora sot duhet të komplimentohet, sepse nuk u mblodh mbrapa dhe bëri futboll të hapur. Shpejtësi e veprimit tonë ishte e ulët, duke i ulur befasinë sulmit”, tha Daja për mikrofonin e Supersportit.

Daljet e shpejta: Sulmet e shpejta janë një nga elementet tona më të forta. Po të shikojmë strukturën, lojtarët nivelin teknik e kanë shumë të mirë, për të krijuar befasi në sulm. Sot kishim ndërtuar një tjetër manovër për ta vënë në vështirësi Flamurtarin, përqendrimi nuk ka qenë i duhuri, kjo gjë më shqetëson.

Motivimi i dobët: Fajin kryeson e merr trajneri bashkë me stafin. Pavarësisht se ne jemi munduar ta largojmë ekipin nga situata me UEFA-n, kjo shfaqet. Lojtarët njësoj duhet të sillen si me Partizanin si me Flamurtarin. 3 pikë është fitorja me Partizanin, 3 pikë është dhe me ekipet e tjera. Me të mbaruar ndeshja me Partizanin, lojtarët po festonin, ndërsa unë iu thashë që të uleshin me këmbë në tokë, se këto ndeshje i kemi më shumë problem.

Fusha, jo e mirë: Është një nga fushat më të mira në Shqipëri, por për vetë temperaturat dhe për shkak të ngricave është kjo gjendja. Shpresoj që ta kemi fushën në kushte optimale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco