VIDEO/ I dehur në emision, ish-futbollistin e Liverpoolit e nxjerrin jashtë

VIDEO/ I dehur në emision, ish-futbollistin e Liverpoolit e nxjerrin jashtë

22:07, 24/01/2020

Programi i mëngjesit në “Sky Sport” në Angli ka dhuruar një ndodhi shumë të çuditshme. Ish-futbollisti i Liverpulit, Xhermein Penant, është nxjerrë nga studio gjatë transmetimit, pasi fliste gjëra pa kuptim dhe dukej se ishte në gjendje të dehur.

Ndërsa po fliste për transferimin e Lukakut te Interi nga Mançester Junajtid dhe ndryshimin që kishte pësuar në Itali, ish-mesfushori ofensiv i Liverpulit filloi të krijonte fraza pa lidhje e pa kuptim. Dukej qartësisht se nuk ishte në ditën e tij më të mirë, për të mos thënë se ishte në gjendje të dehur që në orët e para të mëngjesit.

Ndaj në studio vendosën fillimisht të mos e përfshinin në diskutim derisa erdhi publiciteti i parë, rreth 15 minuta më vonë, e më pas kur pamjet u kthyen në transmetim të drejtpërdrejt, ai nuk ishte më në travolinën e të ftuarve. “Nuk ishte në lartësinë e standarteve tona”, ishte shpjegimi i rrjetit televiziv për këtë situatë të pazakontë që ndodhi gjatë mëngjesit, me një ish-futbollist i cili ka një të kaluar shumë problematike të lidhur me alkoolin. Ai është ndaluar tre herë nga policia në ndërsa niste makinën nën efektin e alkoolit, si dhe përfundoi tre muaj në burg pas një aksidenti me makinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco