Frederik Veseli drejt akordit me Barin

Frederik Veseli drejt akordit me Barin

11:19, 23/01/2020

Frederik Veseli zbret në Serinë C, por këto pritet të jenë 6 muaj tranzicioni për mbrojtësin e përfaqësueses kuqezi, pasi shkon për të ndihmuar një ekip me emër që të kthehet përsëri në Serinë B.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, Veseli ka arritur akordin për t’u bërë pjesë e Barit që po tenton ringritjen që nga momenti kur e bleu Aurelio De Laurentis, presidenti i klubit të Napolit.

Akordi mes palëve do të finalizohet sot ose nesër, me Veselin që do t’i japë lamtumirën Empolit, ku ka kaluar 4 sezonet e fundit dhe me të cilin pati mundësinë të luante edhe në Serinë A.

Te Bari ai do të gjejë një skuadër të rëndësishme, por edhe do të jetë nën vëzhgimin e stafit të Napolit, arsyeja kryesore pse mbrojtësi ka pranuar që të ulet një kategori më poshtë, duke e ditur se në rast emergjence, klubi napolitan mund ta shohë si alternativë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco