Në kërkim të një sulmuesi, Barcelona merr miratimin e Aubameyang

Në kërkim të një sulmuesi, Barcelona merr miratimin e Aubameyang

10:54, 23/01/2020

Dëmtimi serioz i Luis Suarezit, që do të qëndrojë larg fushave të blerta për rreth 4 muaj, i ka detyruar drejtuesit e Barcelonës të vështrojnë nga merkato, për afruar një lojtar goli, që do të zgjidhte “hallet” e “blaugranave” në fazën sulmuese.

Emri i piketuar është sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili mësohet se ka dhënë miratimin e tij për një transferim të mundshëm në “Camp Nou”.

Nënshkrimi me 30-vjeçarin gabonez, në fakt, nuk është i lehtë, sepse ai është “ylli” i Arsenalit dhe klubi londinez nuk dëshiron të humbasë një nga asetet e tij më të çmuara.

Sulmuesi ka kontratë me Arsenalin deri në verë të vitit 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco