Maradona takon Maduron, mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Venezuelës

Maradona takon Maduron, mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Venezuelës

09:42, 23/01/2020

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, ka udhëtuar për në Venezuelë për të vizituar mikun e tij dhe presidentin Venezuelës, Nicolas Maduro.

Maradona, i cili e ka quajtur veten “ushtar” të Maduros, ka mbështetur publikisht disa politikanë të “Lëvizjes Bolivariane”, duke përfshirë edhe paraardhësin e Maduros, të ndjerin Hugo Chavez, dhe ish-liderin kuban të ndarë nga jeta, Fidel Castro, imazhin e të cilit Maradona e ka bërë tatuazh në këmbën e tij.

Venezuela është në kërkim të një trajneri për përfaqësuesen e futbollit, disa javë pasi trajneri i Kombëtares, Rafael Dudamel, ka dhënë dorëheqjen.

Prania e Maradonës në Caracas të bën të mendosh se ka të bëjë pikërisht me këtë çështje, pra me emërimin e tij të mundshëm trajner i kësaj skuadre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco