Manchester United bën merkato në Francë

Manchester United bën merkato në Francë

15:41, 22/01/2020

Përfaqësues të Manchester United ndoqën nga afër sfidën Lyon-Lille, e vlefshme për Kupën e Ligës në Francë.

Qëllimi i prezencës së vëzhguesve anglezë në “Parc Olympique Lyonnais” ishin dy emra; Moussa Dembele i Lyon dhe Boubakary Soumare i Lille.

Sulmuesi i Lyon prej kohësh është një emër që ndiqet me shumë vëmendje nga drejtuesit e Manchester United, ndërkohë që Soumare është duke bërë një sezon shumë të mirë dhe paraqitjet e tij kanë zgjuar interesimin e “Djajve”.

Së fundmi Dembele ka deklaruar se mendon vetëm për Lyon dhe se do të qëndrojë të paktën deri në fund të këtij sezoni, por një ofertë e mirë e Manchester United mund të bindë drejtuesit e francezëve të heqin dorë prej tij që në merkaton e janarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco