Igli Tare merr për provë te Lazio 18-vjeçarin shqiptar

Igli Tare merr për provë te Lazio 18-vjeçarin shqiptar

13:51, 22/01/2020

Igli Tare është hedhur në sulm për të përforcuar skuadrën e të rinjve të Lazios.

Sipas asaj që raporton “tuttomercato.web”, Tare ka marrë në provë 18-vjeçarin shqiptar, Astrit Rama.

Lojtari është rritur në akademitë e AEK-ut të Athinës dhe Olimpiakosit.

Mesfushori ka kryer vizitat mjekësore dhe i ka kaluar ato me sukses. Ajo që mbetet tashmë është që të bindë trajnerin e të rinjve.

Kështu lojtarët shqiptarë te Lazio janë shtuar, pasi Tare nuk ndalet së mbështeturi të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm.

Mbetet të shihet nëse Astrit Rama do arrijë të bindur stafin e lacialëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shkodrani22/01/2020 15:35

po na nxirrni dhe hero kete matrapaz , qe sic flasin gojet e liga , menaxhon aksionet e rames tek lazzio, prandaj eshte vu zv/president te lazzio.

Shto koment

Denonco