Real Madrid e bën ZYRTARE, transferon talentin brazilian

Real Madrid e bën ZYRTARE, transferon talentin brazilian

18:02, 20/01/2020

Reinier Jesus Carvalho ka arritur marrëveshjen me Real Madridin dhe ka firmosur një kontratë e cila raportohet të jetë 6-vjeçare me gjigantët e La Liga-s.

18-vjeçari është transferuar në “Santiago Bernabeu” për një shifër që thuhet të jetë rreth 35 milionë euro.

Reinier është një mesfushor me tipare sulmuese qe deri dje ka veshur fanellën e Flamengos në Brazil, ai është blerja e parë e dimrit për Real Madridin.

Ai pritet t’i bashkohet skuadrës së dytë së Los Blancos, Castilla, që stërvitet nga legjenda Raul.

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco