Real Madrid mposht Sevillan, Casemiro bën në heroin

Real Madrid mposht Sevillan, Casemiro bën në heroin

18:05, 18/01/2020

Real Madrid ka marrë një fitore të vështirë dhe shumë të rëndësishme.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka mposhtur me rezultatin 2-1 Sevillan në ndeshjen e javës së 20-t në La Liga.

Goli i parë në këtë takim u shënua nga mesfushori brazilian, Casemiro, në minutën e 57’ të takimit.

Sevilla reagoi me anë të Luuk de Jong, i cili në minutën e 64’ rivendosi balancën, duke bërë ndeshjen edhe më interesante.

Por, Casemiro realizoi sërish duke i dhuruar skuadrës së tij 3 pikë të arta në këtë përballje delikate.

Me ketë fitore, Real Madrid ngritët përkohësisht në vendin e parë në La Liga, me 41 pikë, një më shumë se Barca, që nesër luan ndeshjen e saj me Granada-n.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco