Mamaja e Rabiot sulmon ashpër presidentin: Është një gënjeshtar!

Mamaja e Rabiot sulmon ashpër presidentin: Është një gënjeshtar!

16:49, 17/01/2020

Mamaja dhe njëkohësisht menaxherja e Adrien Rabiot, Veronique Rabiot në një intervistë për L’Equipe ka sulmuar ashpër presidentin e federatës franceze të futbollit.

Sipas presidentit të federatës, Adrien kishte refuzuar pjesëmarrjen si rezervë në Botërorin e Rusisë, mirëpo mamaja e futbollistit i ka mohuar kategorikisht këto zëra.

 “Nuk kam patur kontakte me z. Le Graët. Nuk kam kërkuar asgjë, nuk kemi folur. Di që gazetarët thonë se kam patur kontakte me atë, por nuk është e vërtetë dhe ai është një gënjeshtar”.

“Cili është ai futbollist që nuk do të dëshironte të luante me kombëtaren? Nuk ka refuzuar kurrë të jetë rezervë. Ai ka kërkuar vetëm të mos ishte në dispozicion për kontrollin anti-doping, që është tërësisht ndryshe”.

“Tashmë te Juventus ai luan më shumë dhe është gjëja që dëshiron më shumë në botë, të bëjë futbollistin. Është i lumtur dhe po mëson italishten. Po shkon gjithçka mirë. Torino është një qytet i bukur”, deklaroi mamaja e Rabiot.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco