Milani dhe Roma projektojnë shkëmbim lojtarësh

Milani dhe Roma projektojnë shkëmbim lojtarësh

16:26, 17/01/2020

Marrëdhënia mes Susos dhe tifozëve të Milanit duket se është prishur totalisht.

Edhe në sfidën e fundit në Kupën e Italisë kundër Spal në momentin kur u hodh në fushë në sfond u dëgjuan vërshëllima të tifozëve të “Djallit” ndaj tij.

Performanca e spanjollit është larg pritshmërive. Të gjitha këto duket se do ta largojnë Suson nga Milani.

Klauzola e lojtarit kap shumën e 40 milionë eurove, por drejtuesit e “Djallit” janë të gatshëm të pranojnë një ofertë edhe më të ulët për 26-vjeçarin.

Pak kohë më parë Fiorentina dhe Roma kishin shfaqur interes për Suson, por oferta e tyre ishte shumë e ulët krahasuar më kërkesën e drejtuesve të Milanit.

Tashmë janë pikërisht këta të fundit që kanë ulur pretendimet.

Roma është pista më e mundshme ku mund të fokusohet e ardhmja e spanjollit, sidomos pas dështimit të shkëmbimit mes Politanos dhe Spinazzolas me Interin.

Sidoqoftë Milani do të provojë që të bindë drejtuesit e Romës për të bërë një shkëmbim Suso-Under.

Sulmuesi turk erdhi në Itali 3 vite më parë nga ish-drejtori sportiv i Romës, Monchi, dhe profili i tij duket se është i duhuri për skemat e trajnerit të Milanit, Stefano Pioli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco