Zidane merr lajmin e keq, humb liderin e skuadrës në përballjen kundër Sevillas

Zidane merr lajmin e keq, humb liderin e skuadrës në përballjen kundër Sevillas

15:48, 17/01/2020

Real Madridi do të vuajë mungesën e Sergio Ramos në përballjen e fundjavës ndaj Sevillas.

Kapiteni ka një problem në këmbën e tij dhe stafi mjekësor ka vendosur të mos rrezikojë pasi veterani mund të dëmtohet më keq nëse merr ndonjë goditje tjetër.

Varane pritet të formojë dyshen e qendrës së bashku me Militaon. Ky i fundit nuk ka luajtur shumë, por ka një shans të artë të tregojë se vlen dhe Zidane duhet t'i besojë më shumë.

El Chiringuito jep informacionin se Ramos do të mungojë, ndërsa nuk ka një informacion zyrtar nga klubi.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco