Derbi Partizani – Tirana/ Merr fund pritja e tifozëve, publikohen çmimet e biletave

Derbi Partizani – Tirana/ Merr fund pritja e tifozëve, publikohen çmimet e biletave

18:59, 11/12/2019

Ditën e premte në orën 19:00, kryeqyteti do të shijojë sfidën mes Partizanit dhe Tiranës.

Ndeshja është përcaktuar të luhet në impiantin e ri Kombëtar, “Air Albania Stadium”.

Pak çaste më parë klubi i kuq, ka publikuar çmimet e biletave për këtë ndeshje të rëndësishme, duke i dhënë fund pritjes së tifozëve.

Bileta më e lirë për këtë ndeshje do të kushtojë 500 lekë të rinj dhe do të jenë tribunat pas portave, ku pritet të qëndrojnë ultrasit e dy skuadrave.

Ndërkaq bileta më e shtrenjtë do të kushtojë plot 5000 lekë të rinj, dhe do të jetë ajo e tribunës Vip Gold.

Nga ana tjetër biletat te tribunat ballore të stadiumit do të kushtojnë 1500 lekë.

Për shkaqe sigurie një prej tribunave të flamurit të këndit pritet të jetë e mbyllur.

Postimi i klubit:

INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE
FK PARTIZANI – KF TIRANA
E PREMTE 13 DHJETOR ORA 19:00 "AIR ALBANIA STADIUM"

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të “Air Albania Stadium” do te jenë:

Biletat në Tribunat Qëndrore:
Sektori: VIP GOLD W104 do të kushtojnë 5 000 Lek (të reja)
Sektorët: W103, W105 do të kushtojnë 4 000 Lek (të reja)
Sektorët: W101 , W102, W106 do të kushtojnë 3 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunën përballë:

Sektorët: E103,E104,E105,E106,E107, E204,E205,E206, E207,E208 do të kushtojnë 1 500 Lek (të reja)
Sektorët: E201,E202,E203,E101,E102,E108 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)
Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Sektorët:S102,S103,S104,S203,S204,S205,V101,V102V103,V201,V202 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e sotme e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Gjithashtu Biletat mund ti gjeni pranë dyqanit zyrtar të FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit.
#TëPremtenEGjithëFamiljaKuqeNëPërkrahjeTëSkuadrës
#PërjetMeTyPartizan????

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco