Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

UEFA: VAR-i vetëm do të përmirësohet, nuk ka kthim pas!

UEFA: VAR-i vetëm do të përmirësohet, nuk ka kthim pas!

23:05, 09/12/2019

Sistemi “VAR” u krijua për të shuar polemikat në lidhje me rastet e dyshimta megjithatë, polemika të shumta ekzistojnë ende dhe tashmë kanë lindur edhe dyshimet për mënyrën se si ky sistem po përdoret. Fakti që shumë klube janë të pakënaqura nga vendimet dhe mënyra se si arbitrat e përdorin, ka bërë që të ketë edhe hipoteza për ta larguar sërish.

Megjithatë, UEFA është e bindur se ky sistem do të përmirësohet edhe më shumë por e hedh poshtë mundësinë se mund të hiqet. Në lidhje me këtë situatë ka folur vetë presidenti i komisionit të arbitrimit në UEFA, Roberto Roseti.

“Sistemi VAR ishte një pikë kthese dhe nisi pak vite më parë por kishte shumë sukses në Botërorin e vitit 2018. Ashtu siç UEFA e implementoi në Champions, e ka futur edhe në fazën me eliminim direkt në Ligën e Europës dhe synon ta fusë edhe në grupe. Do të përdoret edhe në çdo kompeticion të ekipeve kombëtare dhe e quajmë projekt të nivelit të lartë dhe që ka mbështetjen time. Jam i bindur se do të përmirësohet dhe nuk ka më kthim pas, sepse është një ndihmë e madhe për gjyqtarët që të merren vendime sa më të sakta”, tha Roseti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco