Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Milani mposht në transfertë Bolognan, siguron fitoren e dytë radhazi

Milani mposht në transfertë Bolognan, siguron fitoren e dytë radhazi

22:51, 08/12/2019

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15 në Serie A, Milani ka mposhtur në transfertë Bolonjën me rezultatin 3-2.

Kuqezinjtë gjetën golin e avantazhit që në minutën e 15’. Ishte Kristof Piontek, i cili kthehu në gol, 11-metërsh të fituar nga po ai vetë.

Në minutën e 32’, Milani gjeti edhe golin e dytë, me Teo Hernandez, i cili pasi mori një pasim spektakolar nga Suso e dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin e dyfishtë ekipit të tij.

Në minutën e 40’, Bolonja ngushtoi shifrat, ku përsëri protagonist ishte Teo Hernandez, i cili bëri një autogol.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi përsëri me Milanin përpara.

Që në minutën e 46’, Bonaventura shënoi një supergol, duke i çuar shifrat në 3-1.

Ishte Sansone që shënoi golin e dytë për Bolonjën, i cili vlejti vetëm për statistikë, pasi kuqezinjtë e administruan mirë avantazhin.

Me këtë fitore Milani ngjitet në vendin e 10 me 20 pikë, ndërsa Bolonja qëndron në vendin e 12 me 16 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco