Marotta befason: Juventusi favorit për të fituar titullin në Serie A

Marotta befason: Juventusi favorit për të fituar titullin në Serie A

08:22, 06/12/2019

Drejtori Ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta nuk e priste një ndikim të menjëhershëm nga Antonio Conte, por insiston që Juventusi mbetet favoritët për “Scudetto-n”.

“Është ende vetëm java e 14-të, kështu që ne jemi të vetëdijshëm se fitimi i Scudetto nga ky sezon i parë do të jetë i vështirë”.

“Juventus ka dy ekipe shumë të forta, pasi ata kanë dy lojtarë për çdo pozicion dhe unë mendoj se ata do ta fitojnë përsëri titullin kampion …”

“Në çdo rast, unë do të pranoj që nuk e prisja një ndikim të tillë të menjëhershëm nga Antonio Conte në skuadrën tonë”, ka thënë Marotta.

“Nerazzurrit” janë në krye të renditjes në Serie A, duke marrë 12 fitore në 14 ndeshje, dhe tashmë pozicionohen vetëm një pikë para Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco