Vendosja e titullit racist/ Lukaku reagon ndaj gazetës së njohur: Titulli më idiot që kam parë në karrierë!

Vendosja e titullit racist/ Lukaku reagon ndaj gazetës së njohur: Titulli më idiot që kam parë në karrierë!

20:51, 05/12/2019

Gazeta e njohur italiane “Corriere dello Sport”  krijoji polemika të shumta me titullin e vendosur në faqen e saj të parë në gazetë.

“Black Friday” ishte titulli i vendosur nga gazeta e njohur italiane. Ky titull shoqërohej me fotot Lukaku dhe Smalling. Ajo kishte pasur si synim që të bënte lojë fjalësh për dy lojtarët më në formë të skuadrave të Inter dhe Romës, por mesazhi që jepte dukej tërësisht i gabuar.

Kjo zgjedhje për të vendosur në faqen e parë dy njerëz me ngjyrë dhe për ta shoqëruar me titullin “Black Friday”, shkaktoi zemërime të shumta tek disa klube dhe personalitete të njohura. Kjo u mor si racizëm dhe për këtë kërkonin ndëshkimin e gazetës.

Së fundmi ka reaguar dhe protagonisti i kësaj gazete, Romelu Lukaku. Belgu e cilësoi titullin e vendosur nga gazeta si idiot.

“Në vend se të fokusohen në betejën mes dy ekipeve… ‘Corriere dello Sport’ vjen me titullin më idiot që kam parë në karrierë”, shkroi Lukaku në Instagram.

“Ju djema vazhdoni t’ ushqeni me negativitet çështjen e racizmit. Në vend që të flasim për lojën e bukur që do të luhet midis dy klubeve të shkëlqyera.. Edukimi është thelbësor. Ju djema të “Corriere dello Spor”t duhet të bëni një punë më të mirë... “Faleminderit të gjithë fansave dhe gazetarëve për mbështetjen dhe le të presim të gjithë lojën e nesërme. Forza Inter”, shkroi ndër të tjera Lukaku. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco