Mourinho: Man United e meritoi fitoren

Mourinho: Man United e meritoi fitoren

08:52, 05/12/2019

Manchester United fitoi në përballjen ndaj Tottenham Hotspur që tashmë drejtohet nga Jose Mourinho.

"Spurs-at" u mposhtën në “Old Traford” me rezultatin 2-1, ndërsa trajneri portugez ka pësuar humbjen e parë te skuadra e tij e re.

"Special One" deklaroi pas ndeshjes se Manchester Unitedi ishte më mirë se ata dhe përfunduan aksionet e tyre me sukses.

 “Rezultatet e United ndaj skuadrave të mëdha kanë qenë të mira”, ka thënë Mourinho.

 “Mënyra se si luajnë ata është e lehtë. Ata nuk kanë frikë që të mbrohen dhe prandaj luajnë përpara”.

“Man United e ka më të lehtë që të luajnë ndaj një skuadre më të mirë. Ata ishin më të mirë se ne dhe e merituan fitoren”, ka shtuar më tej portugezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco