Refuzoi ‘Topin e Artë’, reagon Ronaldo pasi u shpall më i miri në Itali

Refuzoi ‘Topin e Artë’, reagon Ronaldo pasi u shpall më i miri në Itali

09:47, 03/12/2019

Në kohë paralele Federata e Futbollit të Italisë dhe “France Football” organizuan ceremoninë për ndarjen e shpërblimeve për më të mirët e vitit 2019.

Cristiano Ronaldo nuk udhëtoi në Paris për “Topin e Artë”, por qëndroi në Itali për të marrë çmimin ‘Lojtari më i mirë i vitit’ në Serie A.

“Do të përpiqem të flas italisht. Jam krenar që konsiderohem më i mirë në Itali. Falënderoj shokët e mi të skuadrës, lojtarët që votuan për mua. Pas dy vitesh në Itali, mund të them se është një kampionat shumë i vështirë. Falënderoj të gjithë që votuan për mua dhe shpresoj që viti i ardhshëm të jetë i njëjtë” deklaroi Ronaldo.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco