Kosova luan në transfertë, UEFA zbardh kalendarin e ‘paly-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova luan në transfertë, UEFA zbardh kalendarin e ‘paly-off’ në Ligën e Kombeve

15:01, 22/11/2019

UEFA ka hedhur sot shortin për gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve.

16 fituesit e grupeve të edicionit të parë të këtij kompeticioni të ri kontinental do të marrin pjesë në “play-off”, teksa shpresojnë të kualifikohen ende në “Euro 2020”, përmes kësaj dritareje (4 kombëtare). Në këtë garë mbetet edhe Kosova, me shpresa për suksesin e madh. Po si funksionojnë “play-off”-et e “Euro 2020”?

A: Islanda, Bullgaria, Hungaria, Rumania*Liga B: Bosnje Hercegovina, Sllovakia, Republika e Irlandës, Irlanda Veriore

Liga C: Skocia, Norvegjia, Serbia, Izraeli*

Liga D: Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bjellorusia

* Shorti përcaktoi që Izraeli të hynte në Ligën C, ndërsa Bullgaria, Hungaria dhe Rumania u bashkuan me Islandën në Ligën A.

Liga D: Shorti përcaktoi që fituesit e gjysmëfinales 1 (Gjeorgji apo Bjellorusi) do ta luajnë finalen në shtëpi. Gjysmëfinalet janë si më poshtë:

Gjysmëfinalja 1 (1-4): Gjeorgji-Bjellorusi

Gjysmëfinalja 2 (2-3): Maqedonia Veriore-Kosovë

Pra, nëse “Dardanët” kalojnë me sukses gjysmëfinalen në Shkup, do ta luajnë edhe finalen e “play-off”-it të Ligës së Kombeve jashtë fushës së vet (në Gjerogji, ose Bjellorusi). Kjo do të thotë se shanset e kualifikimit në “Euro 2020” nuk kalojnë më përmes stadiumit “Fadil Vokkri” në Prishtinë.

 

Liga C: Shorti përcaktoi që fituesit e gjysmëfinales 2 (Norvegjia apo Serbia) do ta luajnë finalen në shtëpi. Gjysmëfinalet janë si më poshtë:

Gjysmëfinalja 1 (1-4): Skoci-Izrael

Gjysmëfinalja 2 (2-3): Norvegji-Serbi

 

Liga B: Shorti përcaktoi që fituesit e gjysmëfinales 1 (Bosnje Hercegovina apo Irlanda Veriore) do ta luajnë finalen në shtëpi. Gjysmëfinalet janë si më poshtë:

Gjysmëfinalja 1 (1-4): Bosnje Hercegovina-Irlanda Veriore

Gjysmëfinalja 2 (2-3): Sllovaki-Republika e Irlandës

 

Liga A: Shorti përcaktoi që fituesit e gjysmëfinales 2 (Bullgaria apo Hungaria) do ta luajnë finalen në shtëpi. Gjysmëfinalet janë si më poshtë:

Gjysmëfinalja 1 (1-4): Islandë-Rumani

Gjysmëfinalja 2 (2-3): Bullgari-Hungari

 

Ndeshjet e “play-off” do të luhen në mars 2020. Ato përbëhen nga gjysmëfinale dhe finale, me një duel të vetëm (jo vajtje-kthim). Aty do të vendosen katër kombëtaret e fundit finaliste të “Euro 2020”.

Datat kryesore:

Shorti i “play-off” - 22 nëntor 2019

Shorti i finaleve të “Euro 2020” - 30 nëntor 2019

Gjysmëfinalet e “play-off”-it - 26 mars 2020

Finalja e “play-off”-it - 31 mars 2020

Faza finale e Europianit - 12 qershor-12 korrik 2020

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco