Serge Gnarby statistika të ngjashmë me legjendën e Gjermanisë

Serge Gnarby statistika të ngjashmë me legjendën e Gjermanisë

20:42, 20/11/2019

Të matën në mbrëmje, Gjermania siguroi vendin e parë në Grupin C në kualifikueset e evropianit EURO2020. Panzerat fituan me rezultatin thellë 6-1 ndaj Irlandës së Veriut. Futbollisti më i dalluar për gjermanët në këtë takim ishte Serge Gnarby, i cili realizoi plot tre gola.

Me këtë tripletë sulmuesi i Bayern Munich arriti në kuotën e 13 golave në po kaq ndeshje të zhvilluara, , me një mesatare prej 1 goli për ndeshje me “Die Manschaft”. Këto statistika të 24 vjeçarit janë të ngjashme me ato të legjendës Gerd Muller.

Muller sot 74-vjeç në karrierën e tij zhvilloi 62 ndeshje me Gjermaninë duke realizuar plot 68 gola. Që Gnabry të ruajë ritmet e Muller do të jetë shumë e vështirë kjo edhe për faktin se Serge nuk është një qëndërsulmues megjithatë me statistikat e deritanishme ish-lojtari i Arsenalit ka kaluar çdo pritshmëri.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco