Mposhtën Shqipërinë, ja çfarë shkruajnë mediat prestigjioze në Francë

Mposhtën Shqipërinë, ja çfarë shkruajnë mediat prestigjioze në Francë

10:54, 18/11/2019

Franca arriti që të fitonte me rezultatin 2-0 përballë Shqipërisë në ndeshjen mbyllëse për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Ky rezultat dhe serioziteti në fushën e lojës, ka kënaqur jo vetëm trajnerin Didier Deschamps, por edhe mediat franceze.

“L’Equipe”, “Le Parisien” apo dhe “Le Monde”, e kanë konsideruar ekipin përfaqësues francez si serioz dhe të vendosur për të marrë atë që kërkoi nga kjo ndeshje, duke mos e nënvlerësuar kundërshtarin.

Gjithashtu vëmendje të madhe ka marrë edhe ndryshimi i skemës taktike të Deschamps me 3 mbrojtës, pasi gjatë lojës tekniku i "Gjelave" eksperimentoi me rreshtimin 3-4-1-2.

“Sistemi i lojës i Deschamps, me tre mbrojtës ishte mjaft i suksesshëm natën e së dielës. Sidoqoftë, nuk është e sigurt se nëse ky modul loje është i duhuri për të ardhmen”, shkruan prestigjiozja L’Equipe.

Shqipëri-Francë (0-2): "Ishte një sistem lojtar shumë interesant", shkruan “Le Parisien”.

Nga ana tjetër i kanë thurur elozhe mbrojtjes dhe Griemannit, që u rikthye te goli dhe dhuroi një asist nga kuqezinjve, mbrëmjen e djeshme.

Antoine Griezmann ka gjetur rrjetën pas shtatë ndeshjeve “thatësirë” me kombëtaren e tij teksa Franca na ka mposhtur 2-0 në stadiumin tonë të ri "Air Albania".

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco