A është xheloz për Rejën? De Biasi thotë këto fjalë për Kombëtaren dhe stadiumin e ri

A është xheloz për Rejën? De Biasi thotë këto fjalë për Kombëtaren dhe stadiumin e ri

17:07, 17/11/2019

Bëri historinë duke trajnuar Shqipërinë e madje duke hyrë në histori e duke e çuar skuadrën tonë kombëtare në Europianin 2016.

Gianni De Biasi nuk ka se si të mungojë në këtë event historik për futbollin shqiptar.

Tekniku italian ka parë nga afër stadiumin e ri, në truallin e të cilit skuadra që ai drejtonte pak vite më parë nisi të bënte historinë.

“Nuk jam xheloz që Reja do të jetë tek stadium i ri, jam xheloz sepse ai është trajner i Shqipërisë, ndërsa unë jo. Është bukur që më në fund Shqipëria ka një stadium të ri, ky padyshim është sukses i Federatës. Mendoj se kam kontribuar dhe unë pak në rritjen e Shqipërisë që arriti kulmin me ndërtimin e një stadium të tillë.

Është normale që të ketë pasur shumë ndryshime në organikë që pas largimit tim. Mendoj se trajneri Reja ka grumbulluar futbollistë me cilësi shumë të mira.

Rei Manaj duket se ka dëshirë që të rritet. Por gëzoj edhe për Balën që vazhdon të shënojë”, tha De Biasi për TCH, ndërsa sot do të ndjekë sfidën Shqipëri-Francë në “Air Albania Stadium”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco