Piatek nuk 'shkrep' më, Milani gati ta huazojë

Piatek nuk 'shkrep' më, Milani gati ta huazojë

11:03, 16/11/2019

Nëse nuk fillon të shënojë dhe në këto  5 javë të mbetura,Milani do ta huazojë Krzystof Piatek tek Genoa.

Polaku mbërriti tek kuqezinjtë si një nga afrimet më të bujshme, por pas një starti të shkëlqyer, golat në këtë sezon nuk janë më. Piatek ka shënuar vetëm një herë në pesë ndeshjet e fundit, dhe ka shënuar tre herë në këto 12 javë.

Gazzetta dello Sport pretendon se nëse Piatek nuk kthehet tek goli në pesë ndeshjet e ardhshme ai do të huazohet, për më tepër që Milanit mund t’i bashkohet dhe Zlatan Ibrahimovic.

Genoa mund të ketë nevojë për një sulmues, pasi Christian Kuame është dëmtuar rëndë në gju, dhe mund të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave, kështu që Piatek do t’i bënte shumë punë.

Kujtojmë që Milani e ble Piatek nga Genoa për shumën 35 milion  €.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco