Mertens shumë pranë largimit, Napoli përgatitet për të rinovuar me një tjetër sulmues

Mertens shumë pranë largimit, Napoli përgatitet për të rinovuar me një tjetër sulmues

22:27, 15/11/2019

Dries Mertens ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me Napolin dhe do të largohet verën e ardhshme, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që De Laurentiis ta shesë që në janar, për të mos e humbur me parametra zero në qershor.

Sulmuesit belg i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe ka kërkuar një pagë të majme për të rinovuar, duke qenë se është futur në vitet e fundit të karrierës, por bosi napolitan nuk mendon njësoj dhe ka refuzuar rritjen e pagës së Mertens.

Ndërkohë klube të tjera në Itali, si Interi dhe Juventusi, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë gati të kënaqin pretendimet e belgut, duke qenë se kartonin e tij mund ta marrin pa asnjë kosto.

E nëse Mertens duket i larguar, ndryshe është situata për sulmuesin polak Arkadiuz Milik, që momentalisht është i dëmtuar, por menaxherët e tij po negociojnë rinovimin e kontratës me De Laurentiis.

Ky i fundit është i bindur të mbajë akoma në ekip polakun dhe madje ka vendosur që në kontratën e re të përfshihet edhe një klauzolë prej 120 milionë eurosh, që do të vlejë vetëm për klubet jo-italiane.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco