Paris Saint-Germain gjen pasardhësin e Mbappe te Barcelona

Paris Saint-Germain gjen pasardhësin e Mbappe te Barcelona

21:13, 13/11/2019

Paris Saint-Germain është duke u përgatitur për largimin e sulmuesit kryesor të ekipit Kylian Mbappe.

Kampionët e Francës thuhet të kenë gjetur pasardhësin e Mbappe, nëse ai largohet për te Real Madridi, dhe bëhet fjalë për Antoine Griezmann.

Siç është shprehur Marca gjatë javëve të fundit, transferimi i Mbappe te Los Blancos është thjesht çështje kohe.

Tani sipas FourFourTwo, PSG është duke monitoruar me vëmendje situatën e Griezmann.

Sulmuesi nuk është ambientuar në Barcelonë për shkak të marrëdhënies së ftohtë me Lionel Messin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco