FOTO/ Formacioni i kombinuar Liverpool - Man City, mungon Salah!

FOTO/ Formacioni i kombinuar Liverpool - Man City, mungon Salah!

15:45, 08/11/2019

Liverpooli dhe Manchester City do të përballen ditën e diel në super ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Premier League.

Kjo ndeshje po pritet me entuziazëm të madh pasi vendasit nuk e njohin humbjen në 11 ndeshjet e para të këtij sezoni, ndërsa presin kampionin aktual që ndodhet në vendin e dytë.

Në rast fitore nga “Reds” avantazhi do të thellohej në 9 pikë, ndërsa një fitore e Manchester Cityt do të bënte edhe më interesante garën për titullin kampion.

Prestigjiozja britanike “The Sun” ka përpiluar një formacion të kombinuar me lojtarët e të dyja skuadrave, ku Liverpooli përfaqësohet me 6 lojtarë, ndërsa Manchester City me 5.

Pa dyshim që vëmendje më të madhe ka tërhequr mungesa e Salah, me sulmin që përbëhet nga Mane, Aguero dhe Sterling.

Formacioni i kombinuar:

Image

Formacioni alternativ: 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco