Problemet disiplinore, klubi në Spanjë vendos për të ardhmen e Manajt

Problemet disiplinore, klubi në Spanjë vendos për të ardhmen e Manajt

15:17, 08/11/2019

Rey Manaj ka qenë një çështje tek Albacete, por klubi e ka të qartë se çfarë do të bëjë me sulmuesin dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij në janar.

Zëvendëspresidenti, Victor Varela, ka folur për mediat në Spanjë dhe ka theksuar se zbatojnë kodin disiplinor për këdo që bën shkelje.

“Zbatojmë kodin e disiplinës dhe është një situatë që është më e shpeshtë seç mund ta imagjinoni. Nuk është hera e parë që ka ndodhur që kur jemi në Albacete, por herë të tjera nuk ka tejkaluar. Duam ta shohim si një rast të izoluar dhe të mos i kushtojmë më shumë rëndësi”, ka thënë midis tjerash Varela.

“Ajo që na pëlqen është t’i trajtojmë të gjithë njëlloj dhe kjo është pjesë e politikës së çdo klubi. Të gjithë mund të gabojnë, rregullat zbatohen dhe bëjmë thirrje që të gjithë të jenë profesionistë”, shtoi në mbyllje zëvendëspresidenti i Albacete.

Lidhur me Manajn ka folur edhe drejtori sportiv, Mauro Perez: “Nuk mund të shpikim se ai është dëmtuar.  Nuk e kemi menduar aspak largimin e tij. Është një lojtar tek i cili kemi vendosur bast dhe presim shumë, ashtu sikurse edhe ai  ka vendosur bast për vete. Është stërvitur me grupin së fundmi, është një lojtar më shumë në gatishmëri dhe ne e kuptojmë që trajneri do ta përdorë sikur e sheh të arsyeshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco