Zëvendësuesi i Luis Suarez mund të vijë nga kampionati francez

Zëvendësuesi i Luis Suarez mund të vijë nga kampionati francez

08:55, 02/11/2019

Në janar të 2020 Luis Suarez mbush 33 vjeç, dhe Barcelona duke ditur faktin se atij nuk i ka mbetur dhe shumë për të luajtur në nivele të larta, ka nisur kërkimet për të gjetur një zëvendësues.

Mes emrave që po ndiqen nga katalanasit është edhe ai i sulmuesit të Lille, Victor Osimhen.

20-vjeçari nga Nigeria po shkëlqen në këtë sezon, me 8 gola dhe 2 asiste të regjistruar në 14 ndeshje.

Vlera e tij në treg është 13 milionë euro, por kjo shifër mund të rritët ndjeshëm nëse Barça do të vendosë të hidhet në sulm për të.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco