‘VAR-i ku është? Po e shkatërroni futbollin italian’

‘VAR-i ku është? Po e shkatërroni futbollin italian’

15:02, 31/10/2019

Java e 11-të e Serie A do të mbahet mend si nga javët më me shumë polemika për vendimet e arbitrave dhe përdorimin e VAR-it.

Polemikat në Napoli-Atalanta u pasuan nga ato në Juventus-Genoa, për kartonin e kuq që gjyqtari i ri Giua i dha Cassatas, i cili ishte shumë i ekzagjeruar, por edhe për kartonin e kuq të mohuar ndaj Bentancur në minutat e fundit dhe pse jo ndaj Ruganit që në pjesën e parë.

Megjithatë Giua i vuri kapak gjithçkaje me penalltinë që akordoi në favor të Ronaldos në minutat shtesë, 11-metërsh që u kthye në gol nga portugezi dhe që i dha fitoren bardhezinjve me shifrat 2-1.

Kontakti me Sanabrian ishte, por Ronaldo e kërkoi atë dhe hedhja ishte shumë e shëmtuar pavarësisht prekjes së lehtë që pati nga sulmuesi i Genoas.

Një penallti e ngjashme iu dha Imobbiles në Lazio-Atalanta pak ditë më parë, por jo çdo prekje e tillë është penallti, edhe pse në këtë rast Giua u konsultua edhe me VAR-in.

Penalltia e akorduar në favor të Ronaldos ka ngjallur irritimin e vëllait të lojtarit të Napolit, Lorenzo Insigne, Marcos, i cili ka bërë një postim në Instagram teksa komenton: “VAR-i ku është? Jeni shkatërruesit e futbollit italian”.

Fjalë këto në drejtim të arbitrave që vinë menjëherë pas atyre të presidentit të Napolit De Laurentiis.

Në foton e publikuar nga Marco Insigne ka komentuar edhe kapiteni i Genoas, Domenico Criscito, i cili nuk luajti në këtë sfidë për shkaqe dëmtimi me këtë të fundit që shkruan “sa e shpifur”, por më pas Criscito e ka fshirë komentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Interisti31/10/2019 15:42

Shkaku per shkaterrimin e futbollit italjan nuk esht Vari, por Juventusi qe ka kohe qe eshte kthyer ne monument kulture qe mbrohet nga shteti! Po ti marresh nji e nga nji te gjith titujt e fituar nga Juventusi, as gjysma e tyre nuk do dali e fituar me merit. Shembulli me i mir per te vertetuar kete, eshte Liga e Kampioneve, Juventusi nga ekipet me emer, eshte e fundit ka fituar vetem dy, po ti llogarisesh edhe ate me Liverpulin, qe meqense vdiqen 38 tifoze juventine, i falen nje penallti tek 17 metrat! Kjo tregon se ne Ligen e kampioneve, Juventusin nuk e arbitrojne dot arbitra italjane, perndryshe edhe Ligen e Kampioneve, do ta fitonte gjithmon Juventusi! Perfundimisht futbollin italjan po e shkaterron Juventusi me bekimin e shtetit dhe me arbitra te blere.

Shto koment

Denonco