I zuri vendin Icardi, Cavani drejt largimit nga PSG-ja

I zuri vendin Icardi, Cavani drejt largimit nga PSG-ja

15:44, 30/10/2019

Mauro Icardi është përshtatur më së miri në Paris dhe për më tepër bashkëpunimi i tij me yjet e skuadrës ka qenë në maksimum.

Ndryshe nga Cavani, i cili shpeshherë ka pasur grindjet e tij me shokët e ekipit.

Uruguaiani ka pësuar një dëmtim dhe pret kohën për të tregua veten në fushë, mirëpo për të, në vendin e ish-lojtarit të Interit, do t’i duhet shumë punë.

Ndaj, drejtori Leonardo por edhe vetë sulmuesi kanë filluar të mendojnë për një alternativë të re.

Cavanit nuk i mungojnë ofertat, si nga Europa ashtu edhe nga Amerika.

Megjithatë, së fundmi një destinacion i ri është shtuar në listën e futbollistit.

Bëhet fjalë për kampionët brazilianë të Flamengos, të cilët ëndërrojnë një dyshe në ofensivë me Gabigol.

Mbetet për t’u parë nëse Cavani e konsideron këtë mundësi pasi shumë do varet nga aspekti ekonomik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco